Arrestohet Meriton Mjekiqi, gjuajti me armë midis Prishtine

  • A.P /
  • 02 March 2021 - 23:27
Arrestohet Meriton Mjekiqi, gjuajti me armë midis Prishtine

Meriton Mjekiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, sonte në Prishtinë.

Po raportohet se Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa sipas burimeve ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikanë në lagjen “Arbëria”.

Media ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.

(Kosova Sot Online)