Pal Lekaj tregon nëse i ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputet

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 10:24
Pal Lekaj tregon nëse i ka siguruar votat e nevojshme për t’u bërë deputet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka treguar nëse ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të qenë deputet i kësaj legjislature.

Në një prononcim  Lekaj ka thënë se ka arritur numrin e mjaftueshëm të votave për të qenë deputet.

“Sipas informaconeve që i kam nga numërimi i 25% të votave me postë, kam arritë numrin e mjaftueshëm të votave, që të jem deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Lekaj.

Ndryshe, AAK’ja ka dal partia e katërt në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

(Kosova Sot Online)