Ambasadori Abbott pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

  • G.G /
  • 03 March 2021 - 13:34
Ambasadori Abbott pas vizitës së Lajçakut: Dialogu të jetë mirë i përgatitur dhe me parime

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuara në Kosovë, Nicholas Abbott ka vlerësuar vizitën treditore të Miroslav Lajçak, në Kosovë.

Për vizitën e të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovën-Serbi nga BE-ja Miroslav Lajçak, Abbott tha  se Mbretëria e Bashkuara ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit, se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Isha i kënaqur kur pashë që vizita e Miroslav Lajëák për të diskutuar dialogun Kosovë-Serbi ka shkuar mirë. Mbretëria e Bashkuar ndan pikëpamjen e tij dhe të Albin Kurtit se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i përgatitur mirë, parimor dhe i koordinuar midis BE dhe SH.B.A. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë arritjen e një marrëveshje që mbështet njerëzit e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Abbott, në një postim në “Facebook”. 

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/581361369930040

(Kosova Sot Online)