IKSHPK bën thirrje për zbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19

  • E.K /
  • 03 March 2021 - 15:30
IKSHPK bën thirrje për zbatimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë serish thirrje drejtuar qytetarëve të Kosovës për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia e COVID-19.

Ky njoftim erdhi si pasojë e vazhdueshme e rritjeve të numrit të rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave ka shkruar IKSHPK’ja.

Kanë bërë thirrje që të respektohen edhe një herë rekomandimet.

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)