Vdes një minator në vendin e tij të punës

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 16:51
Vdes një minator në vendin e tij të punës

Një minator serb ka vdekur pas lëndimeve që mori në minierën e Leposaviqit, në vendin e tij të punës.

Ai dyshohet se ka vdekur në mënyrë aksidentale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Dyshohet se vdekja ka ndodhur në mënyrë aksidentale”, tha ai.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Raportohet se i ndjeri ishte 59 vjeçar.


(Kosova Sot Online)