Vjedhet arka e një marketi në Prishtinë

  • A.P /
  • 03 March 2021 - 19:00
Vjedhet arka e një marketi në Prishtinë

Arka e një marketi në Prishtinë, në rrugën “Bill Clinton”, është vjedhur mbrëmjen e së mërkurës.

Një gjë të tillë  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, gjersa ka njoftuar se kanë identifikuar dy të dyshuar nga vjedhja.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Ende nuk dihet shuma e parave e vjedhur në marketin në fjalë. 

(Kosova Sot Online)