E mitura deklaron se u dhunua në një motel në Mitrovicë

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 10:59
E mitura deklaron se u dhunua në një motel në Mitrovicë

Një e mitur ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull, në një motel në Mitrovicë.

E njëjta ka deklaruar se rasti ka ndodhur para dy muajsh.

Policia njofton për arrestimin e të dyshuarit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/Mitrovicë Jugu, 03.03.2021-17:02. Viktima femër kosovare, e mitur ka raportuar se para dy muajsh në një motel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)