Motoçiklisti godet dy këmbësore në Mitrovicë të Jugut

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 11:02
Motoçiklisti godet dy këmbësore në Mitrovicë të Jugut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 19:09 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, në vendkalim të këmbësorëve ka goditur dy këmbësore.

Sipas policisë, i dyshuari dhe dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovice Jugu, 03.03.2021-19:09. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar Motoçikletën, ne vendkalim te këmbësorëve ka goditur dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e aksidentit i dyshuari dhe dy viktimat pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ku pas tretmanit mjekësor i dyshuari dhe një viktime lirohen ndërsa viktima tjetër ndalet për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)