Pas shpalljes së rezultateve të përgjithshme, kështu do të duket Kuvendi i Kosovës

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 11:38
Pas shpalljes së rezultateve të përgjithshme, kështu do të duket Kuvendi i Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka njoftuar se fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit ka dal Lëvizja Vetëvendosje me  438 mijë e 334 vota.

Pas VV’së, partia e dytë më e votuar doli të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota.

Kështu Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës do të ketë vetëm 58 ulëse, PDK’ja 19 ulëse, LDK’ja 15 ulëse, AAK’ja 8 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.

(Kosova Sot Online)