Prej atentatit ndaj Azem Vllasit, e deri te lista e njerëzve që kishte në plan t'i vriste, kush ishte Murat Jashari

  • G.G /
  • 04 March 2021 - 11:58
Prej atentatit ndaj Azem Vllasit, e deri te lista e njerëzve që kishte në plan t'i vriste, kush ishte Murat Jashari

Mban emrin e djalit të heroit kombëtar Rifat Jasharit, por nuk ka asnjë lidhje me familjen legjendare të Jasharve.

Murat Jashari, i dënuar për plagosjen e ish-liderit komunist, tash avokat në Prishtinë, Azem Vllasit, ka vdekur ditën e djeshme, duke lënë pas shumë enigma.

Lajmin e bëri të ditur avokatja e tij, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook

Por kush ishte Murat Jashari dhe cila ishte historia që tronditi opinionin kosovar?

Murati ishte vëllau i komandant “Kumanovës”, apo Ismet Jasharit.

Murat Jashari, përveq Vllasit, ishte i njohur në publik se u kishte dërguar letra disa prej figurave kyçe të PDK’së, duke përfshirë këtu ish-presidentin, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Fatmir Limaj, tash kryetar i NISMA për Kosovën.

Përveç politikanëve kosovarë, Murati kishte drejtuar letra publike edhe ndaj poltiikanëve në Maqedoni, si ndaj Ali Ahmetit. Jashari përmes këtyre letrave, kishte për qëllim që të nxiste debat për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën çlirimtare.

Përmes letrave ku bënte më mijëra pyetje ai thoshte shumë fjalë të rënda, fyese, e shumë akuza ndaj ish komandantëve të UÇK-së, e shumë prej tashmë liderëve te vendit.

Mirëpo, që nga koha që këto letra janë shkruar e deri më sot, këto letra mbeten ende pa përgjigje.

Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në mars të vitit 2017, për tu dënuar më pas  nga gjykata me 10 vite trajtim të detyrueshëm psikiatrik

Në një deklarim para gjykatës, ai kishte thënë se qëllimi I  tij nuk ishte vrasja e të dëmtuarit Azem Vllasi, por plagosja e tij, në mënyrë që i dëmtuari të ketë dhimbje fizike e psiqike për tërë jetën, siç kishin pasur të burgosurit politikë në vitet 80-të dhe 90-të.

“Për çka mem akuzu si tentim vrasje, këtë nuk po e kuptoj unë, me pas dasht me vra kam pasur mundësi me vra, qëllimi im ka qenë me plagua, që të ketë dhimbje tërë jetën, siç kanë pasur të burgosurit politikë gjatë viteve 80 dhe 90, fizike dhe psiqike, siç kanë pasur prindërit e tyre. Qëllimit ja kam arrit. Trupi gjykues se çka ndërmerr nuk është në dorën time, keni parasysh deklaratat e mjekëve të forenzikës, dhe të mbrojtjes, avokates sime”, kishte thënë ai.

Ndryshe, vëllai Ismet  Jashari, apo komandant “Kumanova” ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”.

 Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për keqpërdorimin e të cilit, Murat Jashari akuzonte rëndë krerët e UÇK’së.

Murat Jashari, bashkë më vëllanë tjetër, Xhemajl Jasharin, ishin arrestuar dhe dënuar nga regjimi aktual i kohës, për shkak të përkrahjes së kërkesave të shqiptarëve në Kosovë, të shprehura në demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981.

(Kosoava Sot Online)