Këta janë Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 12:20
Këta janë Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë

14 deputetë të legjislaturës së kaluar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës  s’kanë arritur që të sigurojnë vota mjaftueshëm për të qenë pjesë e kësaj legjislature.

Ish-depuetët që kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, janë: Ekrem Hyseni, Faton Bislimi, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Lirije Kajtazi, Shkelzen Hajdini, Vlora Limani-Hajnuni, Ilir Ferati, Fidan Rekaliu, Doruntinë Maloku-Kastrati, Visar Hoti dhe Saranda Musliu.

Ndryshe, në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, LDK’ja ka dalë partia e tretë me 110,978 vota të fituara apo 12.64%.

(Kosova Sot Online)