Ia preu kokën të bijës, babai shkon në polici me kokën e saj në dorë

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 12:36
Ia preu kokën të bijës, babai shkon në polici me kokën e saj në dorë

Një rast i tmerrshëm i vrasjes ka ndodhur në rajonin Uttar Pradesh të Indisë. Një burrë ia preu kokën vajzës 17-vjeçare dhe shkoi me kokën e prerë në dorë për t’u dorëzuar në polici.

Policia indiane tha se burri ishte i zemëruar pasi dyshonte se vajza e tij kishte lidhje me një të ri që atij nuk i pëlqente, shkruan Times of India.

Zyrtari policor, Anurag Vats, tha se i dyshuari i quajtur Sarvesh Kumar është arrestuar. “Ai është shitës i perimeve. Disa ditë më parë, e pa vajzën e vet në një pozicion kompromisi me një të ri”, tha ky zyrtar.

Sipas policisë, Sarvesh shkoi në shtëpi pasditen e së mërkurës në orën 15 dhe ia preu kokën vajzës me një hanxhar.

Shumë njerëz i kapi paniku pasi Sarveshi eci në këmbë deri në stacionin e policisë me kokën e prerë në dorë, rreth dy kilometra nga fshati ku jeton.

Policia tha se vajza e vrarë ishte në klasën e dymbëdhjetë dhe ishte fëmija më i madh në mesin e katër fëmijëve – tri vajza e një djalë.

(Kosova Sot Online)