Kandidatja e AAK-së që mori vetëm 97 vota në nivel të vendit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur që t’i sigurojë 8 ulëse në Kuvend të Kosovës në legjislaturën e re.
Mirëpo, pak fat në sigurim të votave ka pasur një kandidate për deputete nga ky subjekt Diellza Rexhepi.
Në listën e publikuar nga KQZ-ja del se kjo kandidate ka marrë vetëm 97 vota në nivel të vendit.
Diellza Rexhepi ishte më e reja në moshë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK’së derisa gjatë zgjedhjeve u bë e ditur se ajo ka hequr dorë nga kandidimi.
Megjithatë, votat e saj figurojnë në totalin e publikuar nga KQZ-ja.
(Kosova Sot Online)