Ky është kandidati me më së paku vota në listën e PDK’së

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 14:23
Ky është kandidati me më së paku vota në listën e PDK’së

Zijush Ahmeti në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai ka arritur që në këto zgjedhje të marrë vetëm 594 vota, duke u bërë kështu kandidati me më së paku vota në listën e PDK’së.

Përndryshe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, PDK’ja ka të rezervuara 19 ulëse.

Kjo pari në zgjedhjet e 14 shkurtit, arriti që të marr 148 mijë e 296 vota ose 16.900%  të votave të përgjithshme. 

(Kosova Sot Online)