Vdes 4-vjeçari nga Malisheva, u godit në një aksident trafiku

  • E.K /
  • 04 mars 2021 - 14:37
Vdes 4-vjeçari nga Malisheva, u godit në një aksident trafiku

Një fëmijë 4-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident të ndodhur në fshatin Carrallukë të Malishevës.

Policia ka njoftuar se 4-vjeçari që ishtë në cilësinë e kombësorit nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.

Ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici.

“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrakallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një  aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmije -rreth 4 vjeqar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. NJRKRR DRP Gjakove eshët njoftuar lidhur me aksidentin. Për veprime tjera do te njoftoheni me kohe”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave.

(Kosova Sot Online)