Ministri i Jashtëm serb: Kompromis, por jo që njëra palë të marrë gjithçka

  • E.K /
  • 04 March 2021 - 15:09
Ministri i Jashtëm serb: Kompromis, por jo që njëra palë të marrë gjithçka

Thelbi i qëndrimit të Beogradit në çështjen e marrëdhënieve me Prishtinën është se një kompromis është i domosdoshëm, i cili nënkupton një qasje serioze, kështu që asnjëra palë nuk do të merrte gjithçka, por që të dyja do të merrnin mjaftueshëm, tha ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq në Berlin, raporton Tanjug.

“Ne diskutuam çështjen e rëndësishme të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, dialogun në fushën e normalizimit të marrëdhënieve dhe unë prezantova pozicionin e Serbisë dhe shpreha mbështetjen për Përfaqësuesin Special Miroslav Lajcak”, tha Selakoviq pas një takimi me ministrin e Jashtëm gjerman, Heike Mass në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Selakoviq tha se për këtë çështje, thelbi i pozitës së Serbisë është ajo që presidenti Aleksandar Vuçiq e ka thënë gjithmonë, dhe kjo, sipas tij, është një zgjidhje kompromisi, por që nuk do të thotë që njëra palë të marrë gjithçka dhe tjetra asgjë.

“Kompromisi nënkupton një qasje serioze, për të qenë në një situatë ku asnjëra palë nuk merr gjithçka dhe të gjithë marrin mjaftueshëm”, tha Selakoviq.

Ai deklaroi se bisedimet mbi këtë temë duhet të vazhdojnë, gjë që, thotë ai, është e rëndësishme në agjendën evropiane të Serbisë, por është gjithashtu e rëndësishme për stabilitetin e rajonit.

Selakoviq përsëri e ftoi Massin që ta vizitojë Serbinë, duke kujtuar se vizita ishte planifikuar dhe shtyrë disa herë.

(Kosova Sot Online)