Greqi, natë e vështirë në çadra për banorët e prekur nga tërmeti

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 19:00
Greqi, natë e vështirë në çadra për banorët e prekur nga tërmeti

Një natë të vështirë kaluan banorët e Thesalisë, në Greqi, pas tërmetit të fuqishëm prej 6 Rihter që goditi së fundmi këtë zonë.

Siç raportojnë mediat greke, të cilat kanë publikuar edhe fotot e banorëve që fjetën jashtë në çadra, tërmeti dëmtoi disa fshatra në Elassona, ndërsa 6 persona u shpëtuan nga shërbimi zjarrfikës.

Nga tërmeti u prekën zonat e Trikalasë dhe Larisas, ndërsa shumë banorë e kaluan natën në hotele. Ushtria u shpërndau ushqim banorëve, disa prej të cilëve kaluan natën në afërsisht 30 çadra që ishin ngritur dhe të tjerë qëndruan në makinat e tyre.

Kanë ndodhur të paktën 100 pas tronditje që nga tërmeti me madhësi 6 Rihter në Elassona, ndërsa siç vuri në dukje drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, do të ketë tronditje të forta në ditët në vijim dhe i ftoi banoët të mos banorët të hyjnë në shtëpitë e tyre.

 

(Kosova Sot Online)