Gjinovci: Jam për zgjedhje të reja

  • A.P /
  • 04 March 2021 - 21:46
Gjinovci: Jam për zgjedhje të reja

Rron Gjinovci ka thënë se zgjedhjet e reja do të ishin të mirëseardhura. Ai tha se reagime të shumta pas rezultatit të zgjedhjeve erdhen vetëm për shkak se personi më i votuar në vend është grua.

Gjinovci tha se zgjedhjet e reja do ta sqaronin dilemën e 0.5 përqind të votave të cilat ia pamundësuan Lëvizjes Vetëvendosje të arritne 50 përqindshin.

“Jam për zgjedhje të reja, ku ka më mirë se me dalë edhe një herë me votu. Unë jam për me shku edhe një herë në zgjedhje, sqarohet dilemma e 0.5 përqindshit që të çudit”, tha Gjinovci.

Në këto zgjedhje, personi më i votuar ka dalë të jetë kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani me 300.788 vota.

(Kosova Sot Online)