Në Gjakovë një person tenton të vetëvritet, e gjen punëtorja e hotelit

  • E.K /
  • 05 March 2021 - 11:52
Në Gjakovë një person tenton të vetëvritet, e gjen punëtorja e hotelit

Një person ka tentuar që të vetëvritet në një nga hotelet në qytetin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të policisë, punëtorja e hotelit e ka gjetur atë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti kishte tentuar që të vetëvritet duke përdoruar medikamente të ndryshme.

Sipas policisë ai është duke u kuruar në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

VETËVRASJE NË TENTATIVË

Rr.Wesley Clark, Gjakovë,  04.03.2021 – 16:10. Dëshmitarja femër kosovare punëtore e një hoteli ka raportuar se një person në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si dhe kishte shenja gjaku në gojë. Viktima mashkull  shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si dhe medikamente te llojeve te ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi i të cilit vazhdon në spital.

(Kosova Sot Online)