Gjendja e të plagosurve nga polici dje në Dragash, Policia jep detaje

  • E.K /
  • 05 mars 2021 - 12:07
 Gjendja e të plagosurve nga polici dje në Dragash, Policia jep detaje

Një zyrtar policor ka plagosur dje dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre.  Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Të dyshuarit janë ndalur në mbajtje.

“Dragash, 04.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike,  zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)