Lexoni edhe:
Me Qeverinë Kurti vjen reforma e thellë në fushën e sundimit të ligjit, me procesin I VETTING-ut për ta luftuar korrupsionin dhe krimin në drejtësi
Në fundjavë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë. Nga e diela me kthjellime. Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë-herë edhe me borë.
Kalimi i një fronti të ftohtë sonte gjatë natës, sjell shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore. Me kalimin e këtij fronti mbi vend depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin ndjeshëm temperaturat në fundjavës, sidomos të dielën në mëngjes.
Sipas Prishtina Weather nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë. Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vranësirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.
Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vranësira e diell, e nuk do të mungojnë edhe të reshurat e shiut.
(Kosova Sot Online)