Me Qeverinë Kurti vjen reforma e thellë në fushën e sundimit të ligjit, me procesin I VETTING-ut për ta luftuar korrupsionin dhe krimin në drejtësi

Me Qeverinë Kurti vjen reforma e thellë në fushën e sundimit të ligjit, me procesin I VETTING-ut  për ta luftuar korrupsionin dhe krimin në drejtësi
Me Qeverinë Kurti vjen reforma e thellë në fushën e sundimit të ligjit, me procesin I VETTING-ut  për ta luftuar korrupsionin dhe krimin në drejtësi

Arsim Haziri

  • 05 March 2021 - 18:39

Shkruan: Arsim Haziri

Të gjithë jemi dëshmitar se gjatë gjithë kohës, për këto vite që po lëmë pas, sidomos nga shpallja e pavarësisë e tutje, Institucionet ndërkombëtare po e përmendin kriterin e luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit si kushti bazik, për shtetin e Kosovës, për fuqizimin e së drejtës dhe perspektiven evropiane të Kosovës së bashku me procesin e liberalizimit të vizave. Krerët e institucioneve të shtetit vazhdimisht janë zotuar deklarativisht se do të punojnë me përkushtim në këtë drejtim por edhe sot e kësaj dite kemi pasur dhe kemi një minimizim të kësaj kërkese prandaj Kosova mbetet vend i bllokuar, pa liberalizim të vizave me qytetarët e izoluar. Qeverisja e Vetëvendosjes do ti jep zgjidhje këtij problemi andaj duke që këto ditë kemi një lëvizje të institucioneve të drejtësisë për tu mobilizuar më seriozisht në fushën e sundimit të ligjit.

-Nuk ka asnjë dilemë se në një shtet ku nuk funksionon drejtësia e pa varur, ku sistemi i drejtësisë është i kapur, ku sektorët e prokurimit të institucioneve qendrore dhe lokale janë të mbushur me njerëz të sjellë nga dora e fuqishme e politikës për të abuzuar me tenderë nuk mund të ketë proces të vazhdueshëm të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si emërues i përbashkët i kësaj situate ne del që drejtësia është në pikën zero. Zgjidhja e vetme për qeverinë që po vjen mbetet pastrimi i sistemit të drejtësisë nëpërmes VETTING-ut, një procesi i iniciuar nga Qeveria Kurti në fillim të mandatit dhe i mbetur rrugës për shkak të rrëzimit të saj dhe rikthimit të të korruptuarave në pushtet ilegal dhe jo legjitim.

Vet fakti që edhe kjo qeveri në ikje, që e mori mandatin me grusht shteti prej VV-së, nuk tregoi gatishmëri për hartimin dhe miratimin e Ligjit të VETTING-ut si dhe ligjeve të tjera plotësuese në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dëshmon për mungesën e vullnetit në pastrimin dhe reformimin e institucioneve të drejtësisë nga kapësit e derisotëm të shtetit. Ky projekt mbetet tani të vazhdon në mandatin e riu të Qeverisë Kurti, prandaj edhe kemi ditët e fundit një fillim të ringjalljes së institucioneve të drejtësisë kinse për të vepruar dhe qenë më efikas, por se kjo lëvizje dhe efikasiteti i saj mbetet për tu vlerësuar, sa është efektiv dhe serioz si plan, sepse është një qasje shumë e vonuar. Sikur të kishte ndodhur marrja e këtyre hapave që në fillim të mandatit të parë të Qeverisë Kurti, krahas hartimit të ligjit VETTING, kishte me qenë sinjal bindës për qytetarët dhe ndërkombëtaret se po tregohet vullneti politik për të sjell këtë vend në binarët normal të një shteti ku sundon rendi e ligji, dhe jo anarkia. Kjo nuk ndodhi prandaj mbetet projekt në vazhdim i qeverisë së re të Kosovës, është premtim dhe zotim i vazhdimit në kontinuitet nga mandati i parë .

Me Qeverinë Kurti, me prioritetizim të legjislacionit për reformë të thellë të sistemit të drejtësisë, rishikimin funksional, aplikimin e ligjit VETTING, do të ndodhë kthesa e madhe e luftimit të krimit dhe korrupsionit dhe vendosjes së shtetit të së drejtës në binar të shëndosh. Ne jemi dëshmitarë se në Shqipëri Ligji i VETTING-ut, ka dhënë rezultate inkurajuese, pavarësisht vështirësive që kanë dalë përgjatë fazave të ndryshme të zbatimit, kështu që edhe Kosova do të detyrohet ta gjej modelin e përshtatshëm për ti hyrë këtij procesi. Reformimi i sistemit të drejtësisë bëhet vetëm kur miratohen ligje që vërtetë japin bazë ligjore dhe nuk lënë hapësira vakumi për të penguar luftimin e dukurive dhe rasteve kriminale e të kundërligjshme. Është e logjikshme që qytetarët tash të presin nga ekzekutivi i ri që ti jep prioritet kësaj fushe sepse largimi i ndikimit të politikës në drejtësi, pastrimi nga lidhjet me krimin e organizuar, është një kërkesë në vazhdimësi që e kemi të adresuar edhe nga miqtë ndërkombëtar, kusht për hapjen e perspektives integruese dhe zhvillim të shtetit të ri të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".