Ndahen bursa për nxënësit e shkollave fillore, prej 270 deri në 1800 euro

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 21:22
 Ndahen bursa për nxënësit e shkollave fillore, prej 270 deri në 1800 euro

Komuna e Kamenicës ka hapur konkurs për të ndarë bursa për nxënësit e shkollave fillore.

Janë 31 filloristë që do të përfitojnë shuma parash nga 270 euro deri në 1800 euro në vit.

Përveç notave të mira, ata që duan të përfitojnë duhet të jenë banorë të fshatrave të thella dhe që  udhëtojnë larg për në shkollë.

Këtu përfshihen fshatrat: Maroc, Velegllavë, Poliçkë, Bllatë, Lagjja e Ibrahimëve (Koretin), Gjyrishec, Krilevë, Lajçiq dhe Desivojcë.


(Kosova Sot Online)