Nga pastrues rrugësh në yll TikTok-u, mesazhi i rëndësishëm që përcjell

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 08:01
Nga pastrues rrugësh në yll TikTok-u, mesazhi i rëndësishëm që përcjell

I lodhur nga njerëzit që hedhin mbeturina në tokë në periudhën pandemike që po jetojmë, pastruesi i rrugëve në Paris, Ludovic Franceschet  nëpërmjet TikTok ka shpërndarë një mesazh: hidhni mbeturinat në një kazan plehrash.

45 vjeçari është bërë fenomen në Francë me videot e postuara në TikTok ku shfaqet duke mbledur mbeturina, duke kërcyer dhe i bën thirrje njerëzve që ta mbajnë planetin pastër.

{529751/}

Llogaria e tij në TikTok ka 59,000 ndjekës, 608,000 “pëlqime” dhe disa nga videot që ai postoi janë parë qindra mijëra herë.

Ndërsa Franceschet po punonte të enjten rreth distriktit Les Halles në qendër të Parisit, n jë i ri u çua nga restoranti ku po drekonte dhe i tha :”A jeni djali nga TikTok?”

Franceschet tha  se që në moshën 7 vjeçare që mblidhte bishta cigaresh dhe qese nga rruga.

Ai ka punuar më parë si kujdestar për pacientët me kancer dhe të rriturit autikë. Por ai tha se ajo që dëshiron të bëjë me të vërtetë është pastrimi i rrugëve.

“Ëndrra ime është e thjeshtë, të kem një planet të pastër,” tha ai për Reuters.

Gjatë pandemisë, ushqimi në restorante dhe kafene është i ndaluar, kështu që shumë njerëz e marrin me vete. Kjo ka sjëllë më shumë mbeturina në rrugë dhe më shumë punë për Franceschet.

Udhëtimi i tij në TikTok filloi kur e kuptoi se nuk mjaftonte vetëm të mblidhte mbeturina por kishte nevojë që të edukonte të rinjtë nëpërmjet mesazheve të shpërndara.

“Kam bërë video,” thotë ai. “Në fillim mori 100 pëlqime pastaj unë mendova ta çoja më tej. Kuptova që nëpërmjet tyre mund të arrija të përcillja mesazhin tek brezi i ri.”

(Kosova Sot Online )