Kjo është 28-vjeçarja e mbijetuar nga sulmi me acid, tash kurorëzon lidhjen e saj

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 08:27
Kjo është 28-vjeçarja e mbijetuar nga sulmi me acid, tash kurorëzon lidhjen e saj

Një grua që i mbijetoi një sulmi me acid kur refuzoi martesën në moshën 15 vjeçare, është martuar me një burrë që e njohu në spital.

28 vjeçarja Pramodini Roul, me të djegura të rënda në fytyrë dhe vetëm 20 përqind të shikimit, është martuar  me 29 vjeçarin Saroj Sahoo.

Përveç plagëve në fytyrë dhe shikimit, Pramodini kishte mbetur pa flokë nga sulmi.

Pramodini, e cila mbante një paruke ditën e martesës, tha: “Ndjehem e bekuar të martohem me Saroj, është një ndjenjë e mrekullueshme”.

Çifti ishin fejuar në 2018 dhe kishin planifikuar të martoheshin në prill 2020 por shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar shtyu planet e tyre.

(Kosova Sot Online )