22-vjeçari që theri disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë ka probleme mendore

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 11:43
 22-vjeçari që theri disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë ka probleme mendore

Një 22-vjeçar dje e theri disa herë me thikë babanë e tij në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 22-vjeçari kishte probleme mendore.

Ndërsa babai i tij, 58-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)