Një person nga Ferizaji gjuan me armë për t’i shpëtuar qenëve endacakë

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 12:04
Një person nga Ferizaji gjuan me armë për t’i shpëtuar qenëve endacakë

Një qytetar në Ferizaj ka shtënë me armë për t’i shpëtuar sulmit nga qentë endacakë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, Ferizajasi ka shkrepur armën dhe në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë e kalibrit 9 mm.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka shkrep armen duke penguar sulmin nga qentë endacak. Njësiti i forenzikës në vend-ngjarje  ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit 9 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)