Tentim vrasje në Mitrovicë, djali e godet disa herë me thikë babain

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 09:06
Tentim vrasje në Mitrovicë, djali e godet disa herë me thikë babain

Një person ka përfunduar në spital, pasi është goditur me thikë nga djali i tij.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Mitrovicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Policia njofton se i dyshuari është dështuar në mbajtje.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia.

(Kosova Sot Online)