Shkon në 47 numri i viktimave nga COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 15:44
Shkon në 47 numri i viktimave nga COVID-19 në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar, të cilët paraprakisht kanë qenë të prekur me COVID-19, ndërsa është shënuar edhe një rast i ri i infektuar.

Ndërsa, deri tani në këtë komunë kanë vdekur 47 persona si pasojë e koronavirusit.

28 raste janë aktive me këtë virus, ndërsa 754 janë shëruar nga ai në Malishevë.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot me COVID-19 janë regjistruar 829 raste, prej tyre 754 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë dhe 28 persona”, është bërë e ditur nga Komuna e Malishevës.

(Kosova Sot Online)