Familjet e të vdekurve nga koronavirusi e padisin kryeministrin e Anglisë, Boris Johnson

  • A.P /
  • 07 March 2021 - 16:58
Familjet e të vdekurve nga koronavirusi e padisin kryeministrin e Anglisë, Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është duke u paditur nga rreth 2,000 familje që humbën një ose më shumë anëtarë të familjes për shkak të koronavirusit.

124,419 njerëz kanë vdekur deri më tani në Britaninë e Madhe, që është numri më i madh i vdekjeve nga ky virus në ndonjë vend evropian.

Britania është e pesta në bazë të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Meksikës dhe Indisë.

Grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshiron ta detyrojë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë, njoftoi Daily Mail.

Një grup avokatësh nga zyrat e Pete Weatherby dhe Elkan Albrahamson do t’u shkruajnë ministrave këtë muaj, në mënyrë që t’i informojnë ata se po kryhet një shqyrtim gjyqësor i Gjykatës së Lartë.

Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspert të përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë Covid, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “pa nevojë, për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut, shkruan London Times.

Një grup i familjeve të pikëlluara dëshirojnë të parandalojnë që një numër i madh i vdekjeve të ndodhin sërish. 

(Kosova Sot Online)