Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 10:23
Gratë që udhëheqin biznese të vogla përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në shënimin e 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare të Gruas, aktivitet ky që është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021-Masa 4, Faza e dytë.

Hoti tha se mbështetja për gratë do të jetë e vazhdueshme në mënyrë që ato të krijojnë pavarësi e qëndrueshmëri.

(Kosova Sot Online)