Sot kthehet nga Austria kuzhinieri i restorantit “Steak House”, ku shpërtheu bombola e gazit

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 11:20
 Sot kthehet nga Austria kuzhinieri i restorantit “Steak House”, ku shpërtheu bombola e gazit

Minsitria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot do të kthehet nga Austria, Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorantin “Steak House” në Ferizaj.

Në pritjen e tij do ta jenë të pranishëm ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

“Sot në ora 14:15, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kthehet nga Austria, z. Enver Xhokli, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Grac të Austrisë, pas aksidentit në Ferizaj. Në pritjen e tij do ta jenë të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger”, thuhet nga MSH.

Kujtojmë që nga ky shpërthim ka vdekur 20 vjeçarja F.H e cila ishte duke u trajtuar në Turqi për shkak të lëndimeve që kishte marrë.

Ndërsa, edhe katër të lënduar tjerë janë duke u trajtuar jashtë vendit për shkak të lëndimeve të rënda që kanë marrë.

(Kosova Sot Online)