Ramush Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 11:54
 Ramush Haradinaj pas raportimeve për blerjen e votave kërkon të merren masa ndaj manipuluesve

Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për president të vendit, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me pretendimet për blerjen e votave.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se manipuluesit duhet dënuar, kushdo qofshin ata.

Tutje, ai ka ftuar organet e rendit që të merren me rastet e parregullësive në zgjedhje.

Postimi i plotë i tij:

“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra.

Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore.

Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullsitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit.

Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”.

Së fundmi një video-incizim i publikuar në media pretendon se Dardan Stublla, burri i ministres në detyrë Meliza Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar burri i Haradinaj-Stublla, teksa ka shtuar se rastin e ka denoncuar në polici.

(Kosova Sot Online)