PZAP urdhëron verifikimin e rezultateve edhe për një kandidate të AAK-së

  • G.G /
  • 08 March 2021 - 13:31
PZAP urdhëron verifikimin e rezultateve edhe për një kandidate të AAK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj për rinumërimin e votave.

Nga shkresat e lëndës rezulton se Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga radhët e AAK-së ka paraqitur apel me të cilin ka kërkuar që të rinumërohen fletëvotimet me kusht dhe flertëvotimet nga diaspora.

Gjergja kishte kërkuar verifikimin e të gjitha rezultateve që gjë është pranuar nga PZAP.

“Pranohet i bazuar apeli me numër Anr.581/2021 i datës 04.04.2021 i parashtruar nga Florentina Gjergjaj, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politike Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Nr,860/2021 të datës 04.04.2021 me të cilën ka kërkuar verifikimin e rezultateve të nxjerra gjatë numërimit dhe rinumërimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 14.02.2021”, thuhet në vendim.

Po ashtu PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovë dhe gjitha fletëvotimet nga diaspora vetëm sa i përket kandidatëve nga radhët e AAK-së.

(Kosova Sot Online)