Nxirret nga banesa e shkrumbuar edhe një tjetër trup, po kërkohet i fundit

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 15:45
 Nxirret nga banesa e shkrumbuar edhe një tjetër trup, po kërkohet i fundit

Gjendet edhe një tjetër trup i shkrumbuar në banesën që u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Mësohet se trupi i gjetur është i 36-vjeçarit Mateo Vangjeli, djalit të Jovan Vangjelit trupi i të cilit u gjet më parë nga zjarrfikësit.

Dyshohet se në brendësi është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.

Ndërkohë më herët, zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Meteo, si edhe shoku i këtij të fundit.

Zjarrfikësve tashmë iu mbetet të nxjerrin nga rrënojat e shtëpisë së bërë shkrumb nga zjarri edhe trupin e këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së djeshme ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë duke mos i dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shtëponin. Të afërmit i thanë gazetarëve se paraprakisht dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin.

(Kosova Sot Online)