Gjinovci: Shanset e Lumir Abdixhikut për tu zgjedhur kryetar i LDK’së janë të vogla

  • A.P /
  • 08 March 2021 - 21:59
Gjinovci: Shanset e Lumir Abdixhikut për tu zgjedhur kryetar i LDK’së janë të vogla

Rron Gjinovci mendon se Lumir Abdixhiku pothuajse nuk ka mundësi të zgjidhet kryetar i LDK’së.

“E ka luajtur neutralin. Nuk ka kundërshtuar zëshëm”, thotë Gjinovci.

Sipas tij në këto zgjedhje Abdixhiku ka humbur vota në krahasim më zgjedhjet e kaluara.

“Gati se e pamundur që Lumiri të zgjidhet kryetar”, shtoi ai.

Abdixhiku konfirmoi sonte kandidaturën për kryetar të LDK’së.


(Kosova Sot Online)