Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, afro 10 mijë raste aktive në Kosovë

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 07:58
 Rritet numri i të infektuarve me Covid-19, afro 10 mijë raste aktive në Kosovë

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur dukshëm në ditët e fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 587 raste pozitive.

Aktualisht numri i rasteve aktive i është afruar 10 mijëshit, me gjithsej 9 mijë e 782. Derisa numri i viktimave ka shkuar në 1 mijë e 665.

Që nga fillimi i pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 73 mijë e 635 raste nga 332 mijë e 713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62 mijë e 198 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

(Kosova Sot Online)