Në këtë shtet, turistët do të vendosen në karantinë në jahte

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 09:13
 Në këtë shtet, turistët do të vendosen në karantinë në jahte

Turistët që do ta vizitojnë Tajlandën tani mund ta kalojnë karantinën e detyrueshme dyjavore në jahte.

Qeveria e këtij shteti po shpreson se nisma e re do t’i sjellë vendit rreth 58 milionë dollarë në të ardhurat e turizmit me jahte.

Kjo masë u mor me qëllim të rimëkëmbjes së turizmit, që është sektor i rëndësishëm i ekonomisë së vendit të Azisë Juglindore dhe që është goditur rëndë nga pandemia.

Në janar të këtij viti, Tajlanda krijoi një skemë që ua mundësonte turistëve që karantinën ta kalojnë në një mënyrë tjetër të pazakontë – në fusha të golfit.

Programi për kalimin e karantinës në jahte do t’ua mundësojë turistëve me test negativ për koronavirus që t’i kalojnë 14 ditë në një jaht ose në një anije të vogël për shëtitje në Phuket, shkruan BBC.

Pandemia bëri që numri i turistëve në destinacionin e famshëm të binte nga 40.000 deri në 50.000 në ditë në vetëm disa qindra.

Hyrja e turistëve të huaj në Tajlandë u ndalua në mars të vitit të kaluar, por shteti ka filluar t’i rihapë kufijtë nga tetori.

Javën e kaluar, ministri i Turizmit tha se do të propozojë një pla që të huajt ta kalojnë karantinën në zonat e popullarizuara turistike, përfshirë resortet që ndodhen në bregdet.

(Kosova Sot Online)