Policia jep detaje të reja rreth tentim-grabitjes së djeshme

  • E.K /
  • 09 mars 2021 - 09:31
 Policia jep detaje të reja rreth tentim-grabitjes së djeshme

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentim-grabitjen e djeshme në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, ku u plagosën dy persona.

Përme raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Deri tash, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast, por se rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 08.03.2021-16:41. Është raportuar se në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë (fshati Mramor) disa persona të maskuar, të armatosur me armë të gjata me një kamionetë me targa vendore, kishin ndaluar automjetin e kompanisë me të cilin kryhej transporti i parave, në të cilin  ndodheshin katër  meshkuj kosovarë. Të dyshuarit kishin gjuajte me armë zjarri në drejtim të viktimave ku si pasoj janë plagosur dy prej viktimave. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kamioneta të cilin e kishin përdorë të dyshuarit është gjetur e djegur në fsh. Parallovë të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i shtetit, nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)