Historia e frikshme prapa shtëpisë në mes të një lumi

  • E.K /
  • 09 mars 2021 - 10:33
Historia e frikshme prapa shtëpisë në mes të një lumi

Fotografitë e ndërtesës trekatëshe të njohur si La maison dans la Loire (Shtëpia në Loire) po qarkullojnë përsëri në internet dhe shumë u habitën nga historia pas saj.

Duke ecur përgjatë lumit Loire jo shumë larg Nantes në Francë, mund të hasni një pamje të pazakontë – një ndërtesë të pjerrët të vendosur në mes të lumit.

Megjithëse për shumëkënd duket si rezultat i një përmbytjeje, shtëpia u vendos me qëllim atje me kërkesë të një artisti francez.

Ideja shkon për artistin francez Jean-Luc Courcoult, i cili e porositi atë si pjesë e Ekspozitës së Artit Estuaire 2007, e cila gjithashtu ftoi një numër artistësh ndërkombëtarë për të krijuar vepra në shkallë të gjerë të frymëzuar nga lumi.

(Kosova Sot Online)