Lexoni edhe:
Kosova ta themelon Akademinë policore me kohëzgjatje 4 vjeçare, mjaft me polic të kurseve disa mujore që po futen në krim e korrupsion!
Shkruan: Mr. Ali Hertica
Mendoj që tani është një test më i madh historik për politikën kosovare, bashkimi rreth kauzës unike shtetërore në përmbylljen e këtij procesi, por duke qenë të kujdesshëm që epilogu të mos e dëmton për asnjë element minimal rregullimin aktual Kushtetues dhe territorial të shtetit të Kosovës duke pasur në krah aleatin kryesor SHBA-të dhe Presidentin Joe Biden.
-Dhjetë vite po kalojnë që nga fillimi i dialogut me Serbinë, dhe në këtë rrafsh akoma nuk po shihet diçka në horizont, për mundësinë arritjes së shpejtë të një marrëveshje me Serbinë, për stabilizimin e afatgjatë të rajonit, njohjen e të dyja shteteve mes tyre si të pa varura dhe për zhvillim të fqinjësisë me interes dypalësh, sikur që funksionon e gjithë Evropa demokratike. Pas zgjedhjeve të fundit në SHBA dhe konsolidimit të administratës së Presidentit Joe Biden, Kosova është në një pozitë shumë më të mirë sa i takon rifillimit dhe finalizimit të dialogut me Serbinë, duke e pasur në krah një administratë dhe një president i cili është i mishëruar dhe familjarizuar thellë me të kaluarën e dhimbshme të Kosovës, por edhe qëndrimin e tij për ta zgjidhur këtë nyje në mes të Ballkan e trazuar, në ish Jugosllavinë trazuar e të djegur nga regjimi i Millosheviqit. Me një marrëveshje mes palëve, me mbështetjen amerikane do ti jepej zgjidhje edhe qeshjes së mbetur peng të dëmeve dhe krimeve të luftës, një barrë e rënde për shtetin e ri të Kosovës.
Qeveria e re që do të formohet së shpejti, nuk duhet ta neglizhon dhe humbë kohë për tu aktivizuar në këtë proces pasi që përshpejtimin dhe përmbylljen tani po re kërkon edhe faktori ndërkombëtar, BE dhe SHBA që duke se janë akorduar dhe po flasin me një zë.
Në këtë drejtim, vjen si mesazh serioz për qeverinë Kurti-2, për t’i dhënë prioritet dialogut me Serbinë pa ndonjë vonesë, edhe deklarimi i përfaqësuesi Special të Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Mattheu Palmer, sipas të cilit, tani pas zgjedhjeve në Kosovë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritja e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë është një çështje e karakterit urgjent. Derisa vijnë mezashe të tilla përtej Atlantikut, Qeveria e Kosovës por edhe kjo klasë politike duhet të përgatiten seriozisht dhe të shkojnë unik në këtë dialog sepse këtë herë peshorja e interesit është në anën e Kosovës. Edhe pse diplomati amerikan nuk ka dashur të fletë saktësisht për kohën optimale se kur duhet të arrihet ajo marrëveshje, ai tërthorazi lë të kuptohet se është tepër urgjente , dhe se është duke u humbur në kohë secila ditë që vonohet zgjidhja dhe finalizimi i marrëveshjes.
Ai nuk e ka thënë rastësisht se koha nuk është në anën tonë, se sa më gjatë që pritet, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara për ta finalizuar këtë proces. Duke ditur se palët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i takon respektimit të marrëveshjes për themelimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, edhe përfaqësuesi të DASH-it, ka konstatuar me të drejtë se nyja e zgjidhjes së këtij ngërçi diplomatik gjithsesi është tema e Asociacionit të Komunave Serbe, marrëveshje të cilën e kanë nënshkruar Kosova dhe Serbia, dhe e cila duhet te plotësohet bazuar në detajet me të cilat palët janë akorduar në Bruksel në momentin e nënshkrimit të saj që nënkupton, respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së shtetit të Kosovës.
Këtë obligim e e kanë të komunikuar si pala serbe edhe ajo kosovare prandaj edhe Palmer ka treguar se ju është thënë partnerëve në Beograd dhe Prishtinë që ajo që është pranuar duhet është të zbatohet. Është obligim i të dy palëve që të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe një gjë e tillë duhet të ndodhë, por edhe në këtë çështje Kosova është e favorizuar sepse në marrëveshjen e Brukselit saktësisht është thënë që mendimin dhe gjykimin përfundimtar për kompetencat e asociacionit e jep Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Ai gjykim është dhënë, janë kontestuar pikat konkrete që bijën ndesh me kushtetutën dhe ajo që ka mbetur është krijimi i asociacionit si një OJQ, model i cili veç ekziston duke funksionuar në Republikës e Kosovës, dhe që nuk paraqet asnjë pengesë, por është bashkë koordinues me Qeverinë, për të qenë më afër interesave t ë qytetarëve dhe pushtetit lokal. Mendoj që tani është një testi më i madh historik për politikën kosovare, bashkimi rreth kauzës unike shtetërore në përmbylljen e këtij procesi, por duke qenë të kujdesshëm që epilogu të mos e dëmton për asnjë element minimal rregullimin aktual Kushtetues dhe territorial të shtetit të Kosovës Duke pasur në krah aleatin kryesor SHBA-të dhe Presidentin Jo Biden.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".