Tragjike: COVID ia merr jetën foshnjës 37-ditëshe

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 13:00
Tragjike: COVID ia merr jetën foshnjës 37-ditëshe

Një lajm i trishtë ka ardhur nga vendi ynë fqinj, Greqia. COVID-19 i ka marrë jetën një foshnje 37-ditëshe, duke shënuar edhe viktimën më të re në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se foshnja vdiq në Spitalin e Fëmijëve “Shën Sofia”.

Bebja ishte vendosur në një aparat respirator në spital, por nuk ka arritur ta fitojë betejën duke humbur kështu jetën.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi është rritur me 1.165. Deri më tani në vendin fqinj 6,797 persona kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 206,281.

(Kosova Sot Online)