Si e kaloi 8 marsin Lumnia, pa Hashim Thaçin pranë

  • G.G /
  • 09 March 2021 - 13:07
Si e kaloi 8 marsin Lumnia, pa Hashim Thaçin pranë

Dje në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, bashkëshorja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi mori një surprizë të bukur.

Forumi i Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare udhëtuan nga Presheva për në Prishtinë për t’i uruar simbolikisht 8 Marsin Lumnije Thaçit, gruas së ish-presidentit Thaçi.

Këtij organizimi i priu nënkryetarja e parë e PDSH-së, Albiona Ibrahimi Rexhepi.

Ky është 8 marsi i parë që Lumnije Thaçi e pret pa bashkëshortin e saj, i cili gjendet në Hagë si i akuzuar për krime lufte.

(Kosova Sot Online)