Josep Borell: Kanë kaluar 10 vjet që kur filloi dialogu, është koha ta përmbyllim

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 15:07
Josep Borell: Kanë kaluar 10 vjet që kur filloi dialogu, është koha ta përmbyllim

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borell ka thënë se ka ardhur koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë.

Borell përmes Twitterit ka shkruar se takimi i parë i palëve ka ndodhur para 10 vjetëve dhe BE është duke punuar që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizimit.

“10 vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE’ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borell.

(Kosova Sot Online)