Shpëtohet mitrovicasi që tentoi të hidhej nga objekti i komunës, dërgohet për trajtim në spital

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 15:41
 Shpëtohet mitrovicasi që tentoi të hidhej nga objekti i komunës, dërgohet për trajtim në spital

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është shpëtuar qytetari mitrovicas që tentoi të hidhej nga objekti i komunës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Komuna ka bërë me dije se pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, të cilët falë koordinimit të saktë dhe me kohë kanë arritur që personin në fjalë ta evakuojnë dhe të shpëtojnë nga rreziku potencial.

Vlen të theksohet se pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme një qytetar nga Mitrovica ka qëndruar mbi çatinë e objektit të komunës duke kërcënuar që do të hedhet nga objekti i ndërtesës komunale.

Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, të cilët falë koordinimit të saktë dhe me kohë kanë arritur që personin në fjalë ta evakuojnë dhe të shpëtojnë nga rreziku potencial.

Vlen të theksohet se pas largimit të personit në fjalë nga objekti i komunës, zyrtarët policor e kanë shoqëruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami HaxhiBeqiri”.

Rasti në fjalë është duke u hetuar nga organet kompetente të sigurisë.

(Kosova Sot Online)