E dhimbshme: U aksidentua dje, humb jetën në spital 11-vjeçari

  • E.K /
  • 10 mars 2021 - 09:33
E dhimbshme: U aksidentua dje, humb jetën në spital 11-vjeçari

Një 11 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pasi u përplas nga një 45-vjeçar mbrëmjen e kaluar në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar ku shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos” , teksa drejtonte automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë policia, ka vënë në pranga 45-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)