326 raste aktive me koronavirus në Gjilan

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 11:26
 326 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës me COVID-19 për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 326 raste aktive, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14 mijë e 76 mostra, 4 mijë e 16 kanë rezultuar pozitiv, 3 mijë e 578 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 326 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat.

(Kosova Sot Online)