Pas reshjeve të borës, policia del me apel për qytetarët

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 11:35
 Pas reshjeve të borës, policia del me apel për qytetarët

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët, në veçanti te shoferët që të kenë kujdes të shtuar e të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Po ashtu policia bënë thirrje për mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

(Kosova Sot Online)