“Supermarketi i dashurisë”, në Gjermani mund të bësh pazar dhe të gjesh partnerin

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 12:42
 “Supermarketi i dashurisë”, në Gjermani mund të bësh pazar dhe të gjesh partnerin

Një dyqan në Gjermani iu ofron mundësinë beqarëve që të bëjnë pazar dhe të gjejnë ndoshta dashurinë.

E premtja e parë e çdo muaji është quajtur “Dita e Beqarëve” dhe supermarketi ofron opsione të reja për të bashkuar njerëzit gjatë pandemisë koronavirus.

Klientët që janë të interesuar mund të marrin një tullumbac me numër në formë zemre teksa hyjnë në dyqan. Nëse ka një pëlqim, klientët lënë detajet e kontaktit te personeli i supermarketit, të cilët më pas ndihmojnë në mundësimin e lidhjes.

Ideja erdhi nga pronarët e këtij biznesi, Sven dhe Sarah Stiegler, që promovuan fushatën e ditës së beqarëve përmes rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online)