Lutfi Haziri pyetet se a do ta ndihmojë LDK-ja Vjosa Osmanin të zgjidhet presidente nëse ai bëhet kryetar

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 13:47
 Lutfi Haziri pyetet se a do ta ndihmojë LDK-ja Vjosa Osmanin të zgjidhet presidente nëse ai bëhet kryetar

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur edhe për qëndrimin që do ta kishte kjo parti me të kryetar, lidhur me kandidimin e Vjosa Osmanit për postin e presidentes.

Haziri ka thënë se kjo do të qartësohet pas zgjedhjeve që mbahen këtë të dielë, ndërsa tha se ky qëndrim do të jetë në funksion të stabilitetit.

“Rolin tonë do ta qartësojmë pas zgjedhjeve të 15 marsit dhe ky kontribut i yni do të jetë në funksion të shtetit, stabilitetit të vendit”, ka thënë Haziri.

Ai ka ritheksuar se stabiliteti politik i nevojitet jashtëzakonisht shumë vendit, ndërsa është shprehur se për këtë stabilitet, qëndrimi i LDK-së do të jetë thelbësor.

(Kosova Sot Online)